Komuna e Ulqinit paralajmëron masa rigoroze për vjeljen e taksave dhe tatimeve
Prej tvteuta16:03, 3 Qershor 2016
Duke filluar nga dita e hënë dy ekipe të përbëra nga përfaqësuesi i Sekretariatit për buxhet dhe financa, ai i Policisë komunale dhe përfaqësuesi i Ndërmarrjes Publike ,,Veprimtaritë komunale” do të dalin në terren dhe shtëpi më shtëpi do të kontrollojnë shlyerjen e tatimeve, taksave dhe huazimet që konsumatorët kanë ndaj ndërmarrjes ,,Veprimtaritë komunale,, , thuhet në faqen zyrtare të Komunës.
Ky aksion do të vazhdojë gjatë tërë sezonit turistik dhe ka për qëllim grumbullimin më cilësor të taksave dhe obligimeve që kanë qytetarët ndaj komunës dhe ndërmarrjes ,,Veprimtaritë komunale,, .Më tej thuhet se kryetari Cungu angazhohet për transparencë të përgjithshme dhe masa që janë konformë normave ligjore. E tërë puna e inspektorëve në terren do të mbikqyret detajisht nga Sekretarët e sekretariateve, nënkryetarët dhe nga ana e vetë Kryetarit të komunës.