Komuna e Ulqinit: Ndalohet qarkullimi prej Shtojit drejt Adës së Bunës

Prej tvteuta10:34, 31 Mars 2020

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim i Ulqinit ka sjellur vendim për ndaljen e lëvizjes së automjeteve dhe personave fizik nga udhëkryqi i rrugës së Shtojit deri në ujdhesën Ada dhe Shën Nikollë dhe bregut te lumit Buna.

1. Ndalesa nuk perfshin pronarët e restoranteve dhe të punësuarit e angazhuar në mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e objekteve.

2. Në realizimin e këtij vendimi do të kujdeset shërbimi i policisë komunale me perkrahjen e Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi- njësia në Ulqin

3. Vendimi vlen deri në shfuqizimin e masës për pengimin e përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu nga Komuna kanë paralajmëruar objektet që janë të hapur por shërbejnë kafe, si pikat e karburanteve, që të respektojnë masat për qëndrimin e personave brenda objektit, përndryshe do të sanksionohen.

  • 1

    Radio