Komuna e Ulqinit: Masa të reja kundër infektimit

Prej tvteuta18:22, 21 Mars 2020

Ditën e sotme në kabinetin e kryetarit të Komunës së Ulqinit,  Loro Nrekiq, u mbajt takim i pjestarëve të Ekipit për mbrojtje dhe shpëtim, në të cilin u miratuan masa të reja kundër përhapjes së sëmundjes së koronavirusit. Masat e reja parashohin që ditën e hënë me fillim në ora 7.15 minuta të bëhet dezinfektimi i të gjithë hapsirës së Komunës së Ulqinit duke përfshirë edhe Anën e Malit.

Puna e tregut të gjelbër do të kufizohet nga ora 6.00 deri në orën 16.00, kurse të gjithë vizitorët do të detyrohen të përdorin mjete dezinfektuese dhe të hyjnë një nga një. Gjithashtu, shitësve u ndalohet që mallin që shesin ta lënë në hapsirat e tregut, përndryshe i njëjti do të shkatërrohet. Dezonfektimi i tregut do të bëhet pas përfundimit të orarit të punës.

Sipas udhëzimeve të Trupit koordinues nacional, i lejohet Shërbimit të shpërndarjes së energjisë që të kryejë punime në rrjet, me qëllim që të arrihet furnizimim optimal me energji i Shtëpisë së shëndetit, dhe ndërtesave publike në afërsi. Punime në rrjet i lejohen edhe Telekomit me qëllim të përmirsmit të infrastrukturës së internetit, pasi prej ditës së hënë fillon mësimi online.

Të gjithë krojet dhe puset publike do të jenë përkohësisht jashtë funkcionit, larja e rrugëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si dhe do të bëhet dezinfektimi i kontejnerëve të mbeturinave, njoftojnë nga Komuna e Ulqinit.

  • 1

    Radio