Komuna e Ulqinit: Konkurs për ndarjen e bursave studentore
Prej tvteuta30 December 2015
Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore në Komunën e Ulqinit ka hapur konkurs për ndarjen e bursave studentore për vititn 2015/2016. Komuna e Ulqinit do të ndajë bursa për studentët e rregullt më të mirë dhe të talentuar të viteve të dyta, të fakulteteve dhe akademive të arteve, pa marrë parasysh vendin e studimit nëse vendbanimi i tyre është në territorin e Komunës së Ulqinit dhe të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Rregullore. Afati për paraqitje është prej datës 28. dhjetor 2015 deri me datën 28. janar 2016. Informata më të hollësishme mund të gjeni në faqen zyrtare të Komunës.