Aktuale Më shumë

Komuna e Ulqinit ka 4 vite që shkel ligjin – punëson pa plan kadrovik

Prej tvteuta15:56, 7 Tetor 2022

Komuna e Ulqinit për vitin e katërt po shkel Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe nuk harton plan kadrovik, ndërsa në të njëjtën kohë bën edhe punsime, duke shkelur edhe të njëjtin ligj. Ndonëse Ligji për Vetëqeverisjet Lokale parasheh një afat për ekzekutimin e obligimit për miratimin e planit kadrovik, i cili është 30 ditë nga dita e miratimit të buxhetit, nëntë komuna këtë vit kanë shkelur afatin dhe janë vonuar me miratimin e planit kadrovik, sipas të dhënave të Institutit Alternativa.

Njëzet e dy administrata vendore shprehën nevojën për 1279 punonjës të rinj këtë vit, sa një e katërta e numrit të përgjithshëm të të punësuarve aktualisht në organet dhe shërbimet administrative, ndërsa asnjë komunë nuk deklaron nevojën për uljen e numrit të të punësuarve, njofton nga Instituti Alternativa, Nikolleta Paviqeviq.

“Deri më sot kemi arritur të mbledhim planet kadrovike për vitin 2022 nga 22 komuna. Komuna e Ulqinit dhe Komuna e Mojkovcit nuk e kanë hartuar planin kadrovik për këtë vit dhe Plava nuk e ka dorëzuar këtë dokument deri më sot”, tha Paviqeviq.

  • 1

    Radio