Aktuale Më shumë

Komuna e Ulqinit , e vetmja komunë në Mal të Zi pa transport publik

Prej tvteuta10:18, 18 Nëntor 2016

Ulqini është e vetmja komunë në Mal të Zi e cila  nuk e ka transportin publik. Edhe pse me ligj gjithë qytetarëve të Malit të Zi, shteti u garanton transportin publik kurse për transport të nxënësve , të sëmurëve , dëshmitarëve gjyqësore etj, shteti u mbulon edhe shpenzimet e udhëtimit, kjo gjë nuk po është e vlefshme për vendin tonë.

Sipas informacioneve të cilat qarkullojnë në media ndër vite, rezulton se ana formale e transportit publik në Komunën e Ulqinit , figuron të jetë e rregulluar  që nga viti  2007,por që në realitet nuk është vënë në zbatim.

Komuna e Ulqinit vazhdon të mbetet komuna e cila nuk ka transport publik si brenda qytetit ashtu as edhe në  periferi.

  • 1

    Radio