Komuna e Ulqinit dekoron intelektualin Bahri Brisku me mirënjohje

Prej tvteuta10:07, 26 Nëntor 2016

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve ART Club, ka botuar tre libra të rinj të autorit Bahri Brisku. Përurimi i këtyre tre botimeve u mbajt mbrëmjen e së premtes ,në ambjentet e  Biblotekës së qytetit të Ulqinit. Në këtë përurim ishin të pranishëm një numër madh i përsonaliteteve tëe shquara nga fusha të ndryshme.

Përveç vendasve të pranishëm ishin edhe mysafirë të ardhur edhe nga jashtë. Ndër të ftuarit special ka qënë edhe  muzikanti i njohur nga Shkodra , Kujtim Alija, si dhe poeti i njohur gjithashtu nga qytetit i Shkodrës Fadil Kraja. Gjatë kësaj mbrëmje studiuesi dhe intelektuali Bahri Brisku u dekoruar nga Komuna e Ulqinit me mirënjohje për kontributin e tij shumë vjeçar  në fushën e kulturës.

  • 1

    Radio