Kompania turke “Mesa mesken” e interesuar të investojë në Ulqin
Prej tvteuta16 May 2016

Kompania turke “Mesa mesket” e njohur në fushën e patundshmërisë pati sot një takim me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Ata shfaqën interesimin dhe gadishmërinë për të investuar në fushën e turizmit dhe agrokulturës por dhe fusha të tjera. Nikoqirët i njoftuan mysafirët me vendet që janë të gatshme për investitorët në komunën tonë dhe kushtet e leverdishme që ofron komuna për investitorët që dëshirojnë të investojnë ne turizmin elitarë. Informacione ofroi dhe sekretari i urbanizmit Sandro Daboviq. Më pas delegacioni gjashtëanëtarësh nga Turqia i shoqeruar nga zyrtaret komunal vizitoi Valdanosin dhe në Krrucin.