Kompania gjermane “Bosch” zhvillon testimin e shpejtë për Covid 19
Prej tvteuta26 March 2020
Kompania e njohur gjermane “Bosch” ka arritur të zhvillojë një testim për zbulimin e virusit Covid 19, i cili jep rezultatet më të shpejta deri tani. Ky testim supozohet se jep rezultatin vetëm dy orë pas testimit, çka është një ndryshim i madh në krahasim me testimet standarde që zgjasin 1-2 ditë. Ky testim i ri në muajin prill do të jetë i disponueshëm në Gjermani e pastaj edhe në vendet e tjera të Evropës dhe jashtë saj. “Me këtë test të shpejtë duam të japim kontributin tonë në ngadalsimin e përhapjes së koronavirusit. Pacientët mund të zbulojnë me shpejtësi prezencën e virusit dhe të vetizolohen menjëherë.”, tha shefi i kësaj kompanie, Volkmar Denner.