Rajoni/Bota Më shumë

Komisioni i Jashtëm mblidhet për situatën në Maqedoni

Prej tvteuta10:20, 27 Prill 2016

Në kohën kur data e zgjedhjeve në Maqedoni po afrohet, por kur situata politike është tensionuar ndjeshëm pas dekretit të amnistisë të lëshuar nga Presidentit Ivanov, Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend ka thirrur në një raportim urgjent përfaqësues të Ministrisë së Jashtme lidhur me situatën politike në Maqedoni dhe rolin e faktorit shqiptarë.Sipas zv.ministres Odeta Barbullushi, ajo që ka sjellë përshkallëzimin e destabilitet politik, ndër të tjera është edhe e amistia e Presidentit të Maqedonisë.“Falja ose Amnistia e Presidentit, në fakt, për ta thënë objektivisht ka minuar të gjithë, ose numrin më të madh të objektivave që synonte të arrinte marrëveshja e Perzhinos, pikërisht sepse fal të gjithë ato persona që u ka dalë emri nga përgjimet si persona të akuzuar dhe të përfshirë në afera të ndryshme korruptive”, tha zv.ministrja Barbullushi.

  • 1

    Radio