Aktuale Më shumë

Komisioni “Bereqeti” shtrin dorën nevojtarëve

Prej tvteuta15:27, 26 Shkurt 2016

Në vitin 2009 është themeluar komisioni “Bereqeti” i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Ulqinit ku për qëllim kanë të ndihmojnë familjet që janë në kushte të vështira ekonomike. Në vazhdimësi të aktiviteteve që ka ndërmarë ky komision, kësaj radhe  kanë përgaditur  120 pako për ato të cilët trokasin në dyert e tyre. Kryetari i “Bereqetit” Mirsad Muça për televizionin Teuta thotë se komisioni tyre mundohet që sa do pak të gëzojnë familjet nevojtare në komunën tonë.

Që qytetarët tanë janë human këtë gjë e kanë deshmuar shumë herë, sepse pikërisht janë ato të cilët e ndihmojnë njëri tjetrit.

Duke ditur se nje gjendje e rëndë ekonomike rëndon pothuajse në çdo shtëpi të komunës së Ulqinit, kryetari i këtij komisioni spjegon edhe mënyrën e përzgjedhjes së familjeve që tu dhurohet ndihma modeste.

Planet e komisionit “Bereqeti” në të ardhmen janë që për fëmijët jetim nën moshën 13 vjeçare të sigurnojnë një ndihmë mujore nga 30 euro.

  • 1

    Radio