Aktuale Më shumë

Kolonia e 60 piktorëve ballkanas në Ulqin

Prej tvteuta16:00, 12 Shtator 2022

Vit pas viti Ulqini mbetet destinacioni i artistëve, dhe vetë peizashi i piktorëve.
Edhe këtë vit një aktivitet që mbledh artistë dhe piktorë nga tgjitha vendet e ballkanit mbërriti në Ulqin
Nga data 8 deri më 11 shtator në ambientet e hotelit Llolla u mbajt “Kolonia e piktorëve”, ku morrën pjesë 60 piktorë ballkanas.
Ky aktivitet u organizua për herë të 6-të në Ulqin nga “Instituti i Librit dhe Promocionit” në bashkpunim si çdo vit me Komunën e Ulqinit dhe Organizatën Turistike të Ulqinit.

Fjalën përshëndetëse e morën drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq dhe ministri i pakicave dhe të drejtave të njeriut Fatmir Gjeka, ku thanë që Ulqini mirëpret evenimente të tilla .

Irena Toçi nga “Instituti i Librit dhe Promocionit” na dha disa detaje shtesë për para përgaditjet, ku tha se Ulqini mbet vendi ideal për organizime të tilla, duke marrë parasysh bukurinë që ka dhe inspirimin që jep.
Mbi pikëpamjen e tij ndër vite se si e sheh një organizim të tillë, foli edhe gazetari Tom Therçaj, nga Radio Televizioni Shqiptar, ku tha se është bukur që krahas politikanëve që nuk merren dot vesh dhe nuk bashkpunojnë sa duhet, janë piktorët ato që bashkohen në kësi lloj organizimi.

Për gjithë eksperiencën e tyre dhe rëndësinë e aktivitetit folën edhe disa prej piktorëve.

  • 1

    Radio