Aktuale Më shumë

Koha Javore me dizajn të ri dhe cilësi të përmirsuar

Prej tvteuta10:12, 26 Nëntor 2016

Gazeta e përjavshme në gjuhën shqipe “Koha Javore”, këtej e tutje do të dalë me një dizajnë të ri dhe cilësi më të mirë se më parë. Këshilli programor i kësaj gazete me mbështejten e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, ka miratuar ofertën më të volitshme për botimin e ri , si dhe shtimin e faqeve të saj.

Kryetari i Këshillit Programor Gjekë Gjonaj, tha për televizionin Teuta se ndryshimi i cilësisë së botimit ishte i nevojshëm por nuk do të jetë edhe përmirsimi i vetëm. Ai shprehu besimin se në periudhën e ardhshme me rritjen e hapsirës do të krijohen mundësitë për afirmim më të madh të shkrimtarëve të rinj në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi, çka do ta rrisë edhe më tepër vlerën e kësaj gazete. Gjonaj tha se mjetet financiare  që gazeta ka në dispozicion janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet bazë, por do të tentohet që me anë të sponzorëve të mundësohen edhe botime shtesë , sidomos punime cilësore të krijuesve të rinj.

  • 1

    Radio