Aktuale Më shumë

Koalicioni URA, PSP Demos: U bashkohet edhe Gjeloshaj?

Prej tvteuta09:32, 6 Shtator 2016

Koalicionit të sapoformuar në mes Lëvizjes URA, Partisë Socialiste Popullore dhe Demos-it, mund të bashkangjiten edhe disa subjekte më të vogla, shkruajn mediat malazeze. Bashkësia Demokratike e Boshnjakëve ka konfirmuar se ka pasur bisedime në këtë drejtim, kurse lideri i grupacionit “Rezistencë pashpresës” Mlladen Bojaniq, thotë se nuk ka pasur kontakte zyrtare, por se janë të hapur për bashkimin e sa më shumë subjekteve opozitare.

Përveç tyre, edhe bashkangjitja e Alternativës Shqiptare të Nik Gjeloshaj shihet si mundësi reale, pasi ky subjekt deri tani nuk i është qasur asnjë liste shqiptare. Gjeloshaj deri tani nuk i ka bërë të njohur qëndrimet e veta në lidhje me pjesmarrjen në koalicione të mundshme.

  • 1

    Radio