Aktuale Më shumë

Koalicioni “Shqiptarët e vendosur” në fokus ka zhvillimin ekonomik

Prej tvteuta16:15, 8 Tetor 2016

Në emisionin “Zgjedhjet parlamentare 2016” në televizionin Teuta përfaqësuesit e listave zgjedhore për plot tre orë kanë diskutuar dhe debatuar në pyetje të rëndësishme të cilat i përkasin në veçanti shqiptarëve në Mal të Zi. Bartësi i listës e cila mban numrin 1 “Shqiptarët e vendosur” Genci Nimanbegu në pyetjen: Cila është strategjia e avancimit të politikës së mbrendshme nga këndvështrimi i popullatës shqiptare thotë se kualicioni i tyre i cili është i përbërë nga tre subjektet politike si Forca e re demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare kanë bërë një marrëveshtje afatgjate e cila duhet të konfiguroj për fuqizimin e pozitës dhe politikën e shqiptarëve në Mal të Zi.

Përveç kërkesave politike siç janë simbolet kombëtare, identitetin kombëtar etj, ky kualicion fokus të veçant i jepet zhvillimit ekonomik i cili duhet të bëj investime infratrukturore dhe ekonomike në mënyrë që të mundësohet punësimi i cili do të ndalojë si emigrimin ashtu edhe diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve.

  • 1

    Radio