Politikë Më shumë

Koalicionet shqiptare urojnë njëri tjetrin për suksesin

Prej tvteuta19:18, 1 Shtator 2020

Subjektet politike shqiptare që garuan në zgjedhjet e 30 gushtit nuk arritën të mblidhen në një listë, por në legjislacionin e ri do të kenë 2 deputetë, një më shumë se në zgjedhjet e para 4 viteve. Përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin e tanishëm, Genci Numanbegu, subjekti i të cilit ishte pjesë e Listës Shqiptare, tha se  ky koalicion priste më shumë në këto zgjedhje, sidomos në komunën e Ulqinit, dhe se tani duhet si shqiptarë të bashkëpunojnë për të ju përshtatur realitetit të ri politik në Mal të Zi. Në koalicionin “Bashkë një za” janë të kënaqur me rezultatin dhe presin që edhe në të ardhmen të jenë pjesë e qeverisë qendrore.

  • 1

    Radio