Knezheviq thotë se është përgjuar. Publikon dokumentin

Prej tvteuta18:30, 3 Nëntor 2022

Lideri i Frontit Demokratik, Milan Knezheviq, ka publikuar një dokument me të cilin, siç ka thënë ai, dëshmohet se ai dhe Andrija Mandiq ishin nën masa të fshehta përgjimi.

Sot, Knezheviq ka publikuar një letër në Twitter, të regjistruar si sekrete, të cilën e ka dërguar kryetarja e Gjykatës Supreme, Stanka Vuçiniq, në drejtim të prokurorit special Veljko Rutoviq, ku thuhet se cilat vendime i kishte marrë Gjykata Supreme. Në atë letër shihet se Knezheviq ka qenë nën masa përgjimi deri më 5 shkurt 2021, kurse Mandiq deri më 22 shkurt të po këtij viti. Një person tjetër, emri i të cilit është fshehur, ishte po ashtu nën përgjim deri më 18 prill 2021.

  • 1

    Radio