Knezheviq thotë se ASK ka përgjuar atë, Mandiq, Amfillohije…por edhe Vukoviq dhe Bankën Qëndrore

Prej tvteuta16:07, 8 Nëntor 2022

Njëri nga liderët e FD, Millan Knezheviq, sot në një konferencë për media njoftoi se  është në gjurmët e të paktën dhjetë viteve të përgjimeve që Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka kryer ose mund të kishte kryer në disa institucione malazeze.

Knezheviq tha se ASK kishte logjistikë për përgjime në ndërtesën e Bankës Qendrore, zyrën e kryetarit të Komunës së Podgoricës, por edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai tregoi dokumentin për bastisjen e hapsirave të Postës, në të cilin u konstatuan anomali të caktuara që tregojnë, siç tha ai, se ASK në vazhdimësi ka përgjuar jo vetëm atë, Andrija Mandiqin dhe të ndjerin Mitropolitin Amfilohije, por edhe shumë zyrtarë dhe institucione.  Ai ka treguar edhe raportin për bastisjen në objektin e MPB-së dhe procesverbalin e fotografimit pas bastisjes së objektit në T-com.

Knezheviq tregoi fotografi të centraleve telefonike, përmes të cilëve, siç pretendon ai, janë kryer përgjimet.  Ai ka thënë se ato dokumente janë përgatitur me urdhër të prokurorit special Miroslav Turkoviq dhe pasi është zbuluar se ish-kryeprokurori special Milivoje Katniq është përgjuar pa vendim gjyqësor.  E gjithë kjo tha ai tregon se ASK nuk përgjonte vetëm kundërshtarët politikë, por edhe bashkëpunëtorët e afërt si Ivan Vukoviq, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve. Knezheviq nuk beson se ish-kryetari i ASK-së, Dejan Peruniçiq, këtë e ka bërë këtë pa urdhrin e udhëheqësve të asaj kohe – Milo Gjukanoviq dhe Dushko Markoviq.  Ai pret që autoritetet t’i kontrollojnë pretendimet e tij, ndërsa theksoi se duhet të shqyrtohet edhe roli i drejtorëve të tjerë të kësaj agjencie para dhe pas Peruniçiq.

  • 1

    Radio