Aktuale Më shumë

Klubi i të rinjëve “Iuvenis” rikthehet përsëri me aktivitete, mundësi e mirë për rininë e Ulqinit

Prej tvteuta18:04, 30 Shtator 2022

Komuna e Ulqinit ka shumë të rinjë të talentuar, të rinjë të cilët marrin inicativa dhe punojnë në atë drejtim që të krijojnë mundësi argëtimi dhe edukimi njëkohësisht. Të tillë janë edhe ata, antarët e Klubit për të rinjë “Iuvenis”, formuar një vit më parë.

Pas pauzës së stinës së verës janë rikthyen përsëri me aktivitetet e veta. Nisin me frymën më pozitive dhe me ide të qarta që të ofrojë argëtim dhe edukim për të gjithë të rinjtë nga mosha 15 e deri në atë 30 vjeçare.

Aktivitetet e tyre zhvillohen në ambientet e Biblotekës së Ulqinit, ku çdo javë do të takohen me aktivitete argëtuese, ndërsa një herë në muaj do të zhvillojnë edhe aktivitete edukatike, kështu bëri të ditur për Televizionin Teuta Diandra Koçan.

Interesimi këtë vit duket edhe më i madh. Ndërsa nëse flasim për aktivitetet e realizuara deri më tani ata janë të shumta. Duke u nisur nga kjo presin edhe mbështetje më të madhe nga Komuna e Ulqinit apo organizata të tjera, sepse qëllimi i tyre është vetëm ofrimi i mundësive të reja për të rinjtë e komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio