Klubi i taekwondo “Ulqini”: 8 medalje në turneun në Korçulla
Prej tvteuta23 August 2022

Gjatë fundjavës me datë 20-21.08.2022 në qytetin e Korçullës u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së për të dy disciplinat Ndeshje dhe Forma. Ky aktivitet sportiv i Taekwondo-së mblodhi rreth 500 sportist, 26 ekipe nga 6 vende. Në mesin e tyre u paraqit edhe Taekwondo Ulqini me 8 sportist. Sportistët e Taekowndo-së sjellin këtë rezultat: tre medalje të arta, tre medalje argjendi dhe dy medalje bronzi. Medalistët e artë: Rijad Dervishi Sara Kraja Merisa Malokraja Medalistët e argjendit: Amra Dushku Amella Nuti Artan Fici Medalistët e bronzit: Hakush Fici Berina Mustafa Falenderojmë sponzorit Hotel Prego.