Klubi Albulena feston 20 vjetorin

Prej tvteuta16:05, 15 Shtator 2016

Klubi më i madh i karatesë  në Ulqin  “Albulena” feston 20 vjetorin e themelimit. Të premten me 16 shtator, në orën 19:00 në Qendrën për Kulturë, ky klub do të organizojë një festë gala, në të  cilën do të shfaqen edhe  demonstrime nga anëtarët e klubit.

Në mbrëmje do të flasin ish profesionistët sportiv dhe miqtë e klubit të cilët kanë ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme që ky klub të bëhet shoqata sportive me më shumë trofe në Ulqin.

  • 1

    Radio