Klipi i ri i Egzona Sallaj për artizan
Prej tvteuta9 July 2015
Së shpejti do të dalë klipi i ri i këngëtares së re nga Ana e Malit Egzona Salaj kushtuar artizanëve shqiptar, financuar nga Shoqata joqeveritare “Globus Art”. Kryetari i shoqatës në fjalë Ramiz Hajdari shprehet për televizionin Teuta se këtë vit ka ndërmarrë një aktivitet për grumbullimin e të gjitha punimeve të artizanëve nga Ulqini në një vend,pikërisht në restorantin “Shas”. “Qëllimi i ekspozitës është që vizitorëve të shumtë që frekuentojnë këtë restorant të ju mundësohet të njihen me vlerat artizaneve, njëkohësisht edhe kulturës së qytetit tonë të shprehura përmes suvenirave por njëkohësisht edhe mund të blejnë si kujtim nga Ulqini”shprehet Hajdari.