TURIZËM Më shumë

Klica: Jam i sigurtë se do të vazhdojmë menaxhimin e Kripores

Prej tvteuta17:04, 20 Korrik 2020

Në dallim prej vitit të kaluar, kur Parqet Nacionale të Malit të Zi i kanë vizituar 600.000 turistë, këtë vit numri ka rënë në mënyrë drastike, por është ngritur përqindja e vizitorëve vendas. Gjatë vizitës, atyre u ofrohen mundësi të ndryshme për qëndrim në natyre, kurse në këtë kohë është aktuale edhe fushtata „Natyra është shtëpia ime“ , e cila ka për qëllim promovimin e bukurive natyrore të vendit.

Klica:

Kemi pasur disa fundjavë me një numër të madh të vizitorëve. Edhe ne kemi dhënë kontribut të plotë për tërheqjen e turistëve vendas për të vizituar zonat e mbrojtura, si dhe kemi një serial televiziv për bukuritë natyrore. Për të vegjlit kemi shpërndarë 70.000 bileta falas të cilat vlejnë deri në përfundim të shkollimit fillor, çka përbën një mënyrë tjetër për të stimuluar qytetarët për të vizituar parqet nacionale.

 

Kjo ndërmarrje publike do të menaxhojë Kriporen e ulqinit edhe vetëm 1 muaj, por drejtori Klica shpreh mendimin se kjo mund të vazhdojë edhe më tej. Sipas tij, menaxhimi i saj ka qenë një sfidë e madhe për Parqet Nacionale, për çka ata çdo vit kanë ndarë 250.000 euro.

 

Klica:

Edhe pak kohë ne na skadon kontrata, por jam i sigurtë se do të vazhdojmë menaxhimin pasi kjo zonë ka rëndësi të madhe. Duke pasur parasysh situatën, menaxhimii është i vështirë pasi duhen investime të mëdha për mirëmbajtjne e pompave, për çka ndërmarrja jonë nuk ka mjete të mjafueshme.

  • 1

    Radio