Politikë Më shumë

KKZ: Në Ulqin nuk janë evidentuar parregullsi gjatë procesti zgjedhor

Prej tvteuta19:21, 1 Shtator 2020

Votimi në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Ulqin ka kaluar sipas rregullave dhe në Komisionin Zgjedhor Komunal nuk kanë regjistruar parregullsi, tha për Tv Teuta kryetari i këtij komisioni Sulejman Guçi. Sipas tij, deri ditën e sotme nuk ka pasur asnjë ankesë nga subjektet politike.

Ajo çka i karakterizoi këto zgjedhje në Ulqin ishte një atmosferë e qetë zgjedhore , e cila rezultoi me shpallje të shpejtë të rezultateve dhe sjellje korrekte të pjesmarrësve në garë.

Në Komunën e Ulqinit në këto zgjedhje parlamentare votuan 13,505 qytetarë apo 66.2%, çka përbën një dalje të lartë sa i përket komunës sonë. Shumicën e votave e fitoi PDS, ndjekur nga subjektet shqiptare dhe koalicioni “E zeza në të bardhë”. Ajo çka bie në sy është se në krahasim me zgjedhjet e vitit 2016, partitë shqiptare në total kanë pësuar një rënie prej disa qindra votash.

 

  • 1

    Radio