KKSH uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

Prej tvteuta14:55, 26 Mars 2016

I nderuari Arqipeshkvi i Tivarit, Monsinjor, Zef Gashi,

I nderuar Ipeshkvi i Kotorrit Imzot, Ilija Janjiq,

Të nderuar klerikë dhe besimtarë të konfesionit katolik,

Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe dhe mirësi. Uroj që festa e Pashkëve të jetë një rast i mirë për të gjithë, për të dhënë dashuri, për të dërguar mesazhe urimi, për vizita të ndërsjellta, për respekt ndaj njëri tjetrit.

Harmonia dhe toleranca ndërfetare te shqiptarët është vlerë e paçmuar e popullit tonë, është ambasadore e kulturës dhe virtytit tonë në botë.

Le të shërbej kjo festë si shenjë mirkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve,

Në emrin tim personal dhe të Institucionit që drejtoj, ju uroj Gëzuar Pashkët !

 Me respekt, 

Kryetari,

 Genci Nimanbegu

 

 

,

  • 1

    Radio