Aktuale Më shumë

KKSH pasuroi bibotekën e Sh.F “Marshall Tito”me tituj te ri

Prej tvteuta09:13, 10 Shtator 2016

Keshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhuroi donacion për shkollën fillore “Marshall Tito”, abetaren kombëtare për mesimdhënsit e kësaj shkolle, si dhe 29 tituj të lektyrave për biblotekën e shkollës.

Genci Nimanbegu kryetar i KKSH-së për Televizionin Teuta tha se ky është përfundimi i projektit të dhurimit të librave për shkollat shqipe në Mal të Zi, duke theksuar se për këtë vit akademik janë dhuruar rreth 2000 libra, me qëllim përmiresimin e arsimit shqip.

I pranishëm në këtë donacion ishte edhe drejtori i përgjithshëm për arsim të popujve pakicë pranë Ministrisë se Arsimit në Mal të Zi Marash Dukaj, i cili për Televizionin Teuta u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin dhe inicativat që i merr Keshilli Kombetar i Shqiptareve, ndërsa ata si ministri do të vazhdojnë të kontribojnë në arsimimin shqip.

Drejtori i shkollës “Marshall Tito” Martin Zadrima për TV Teuta u shpreh falenderues ndaj KKSH-se  dhe deklaroi se biblotekës së tyre i mungojnë lektyra të numrit të ri, gjë që tani KKSH  e plotësoj sado pak.

  • 1

    Radio