Sociale Më shumë

KKSH: Një sërë aktivitetesh për nder të Ditës së Flamurit

Prej tvteuta16:40, 25 Nëntor 2016

Festimet për nderë të ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, kanë filluar tashmë në mbarë trevat shqiptare. Tradicionalisht që nga themelimi KKSH e kremton 28 Nëntorin në të gjitha trevat shqiptare  në Mal të Zi. Edhe këtë vit një sërë aktivitetsh do të organizohen për nderë të kesaj feste kombëtare, e cila i bashkonë shqiptarët. Me 25 nëntor  ka filluar edhe kremtimi i parë në Shtëpinë e Kulturës në Plavë.  Në orën 12:00 të dites së premte , SHKA “Maja e Karajfilit” në bashkëpunim me Shoqatën “Alpet Shqiptare “ organizuan program kulturoro-artistik.

Sekretari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Faik Nika , për Televizionin Teuta shpalosi aktivitet të cilat mbahen për nderë të ditës së Flamurit.Më datën 28 nëntor, me fillim në ora 9:00 të mëngjesit , për të pestin vit me rradhë organizohet Maratona e Pavarësisë në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës. Nisja këtë vit bëhet nga Ulqini në drejtim të Shkodrës. Në maratonën  me gjatësi 42 km kanë të drejtë që të marrin pjesë të gjithë atë që kanë deshire dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjerë me tani për pjesëmarrje në këtë maratonë janë paraqitur rreth  80 garues, ku ndër të paraqiturit janë mbi 10  femra. Kjo është një gjë positive duke u nisur nga ajo se vitin e kaluar kanë marrë pjesë vetëm 2 femra. Megjithatë, profesor Rrok Lulgjuraj , njëherit edhe kordinator i OJQ”Kultura Fizike”, të cilët këtë vitë për herë të parë janë përgjegjës teknik të maratonës, tha për Televizionin Teuta se kush ka dëshirë që të marrë pjesë në maratonë mund të paraqitet edhe deri 5 minuta para nisjes.

Sekretari i KKSH Faik Nika tha se këtë vit ka kandidatë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova por gjithashtu janë paraqitur edhe kandidatë nga vende të huaja te cilët nuk janë shqiptarë.

Pas mbylljes së maratonës aktivitet vazhdojnë ne ora 18:30.  Në këtë orarë në Galerinë e Qendrës për Kulturë në Ulqin, hapet Ekspozita e piktorëve “Shkodër-Malësi-Ulqin” , ku ndër të tjera do të paraqiten edhe pikturat e piktorit të njohur në mbarë trojet shqiptare e jo vetëm, të ndjerit Gjelosh Gjokaj .

Sekretari Nika lajmeroj edhe aktivitetin qendrorë , atë të titulluar “Me këngë ndër shekuj” i cili do të fillojë në ora 19:00 në Qendrën për Kulturë te Ulqinit. Nën shoqërimin e Orkestrës së Akademisë së Arteve nga Tirana, do të përformohen këngët e dedikuara ndër vite  kësaj date të shënuar për mbarë popullin shqiptarë. Dirigjentë: Fisnik Kurti dhe Agron Kapllani ; Solistë: Gjylie Pelingu, Dardan Pepkolaj dhe Solen Alla.

Po në ora 19:00 të datës 28 nëntor, KKSH në bashkëpunim me shoqatat “Dedë Gjo Luli” , “Rapsha”, “Besa” , “Koha” dhe “Ansambli Shqiponja” për nderë të ditës së Flamurit ,në Tuz ,organizon  programin festiv “Të bashkuar rreth Flamurit” , e cila mbahet në  QKI”Malësia”

Fjalën e rastit në këtë aktivitet do ta mbajë Mark Junçaj , profesor i historisë , kurse me recitimin e poezisë “Jam Shqiptar Kosovar” do të prezantohen Studentët e Universitetit të Arteve nga Tirana :Lindita Çunmulaj , Kejdi Gishto, Ismail Shino , Oliver Ymeri.  Në vazhdim do tju argëtojnë Shoqëritë Kulturoro aArtistike nga Malësia dhe grupi i valltarëve nga Gjimnazi “25 Maji”- Tuz.

Festa e Flamurit, 28 Nëntori është festa e bashkimit në mes shqiptarëve. Edhe pse të ndarë me teritore ,të gjithë festojnë për një flamur, atë   kuq e zi.

  • 1

    Radio