Sociale

Sociale Më shumë

KKSH: Mesazh ngushëllimi ambasadës turke në Podgoricë

Prej tvteuta30 June 2016

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve i ka dërguar mesazh ngushëllimi ambasadës turke në Podgoricë, me rastin e sulmit tragjik në aeroportin e Stambollit, ku gjetën vdekjen mbi 40 persona. Ndajmë dhimbjen me ju, me rastin e tragjedisë së ndodhur në aeroportin civil Ataturk në Stamboll që tronditi gjithë vendin dhe opinionin botëror.  Në emrin tim personal dhe të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për secilin person të vrarë në mënyrë aq të padrejtë, Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta edhe familjarëve të të ndjerëve dhe secilit qytetar turk. Jemi me Ju në këto momente të vështira. „ thuhet në mesazhin e Këshillit Kombëtar.