Sporti Më shumë

KK “REI” vazhdon me suksese edhe në turneun e Tiranës

Prej tvteuta5 December 2015

Në turneun mbarëkombëtar të mbajtur në Tiranë me rastin e Ditës së Flamurit, Klubi i Karatesë “REI” vazhdoj të paraqitet me mjaft dinjitet dhe të korrë suksese të reja. Klubi në këtë turne u paraqit me katër garues të cilët arritën të marrin plotë 6 medalje; 1 të artë, 2 të argjendta dhe 3 të bronzit. Trajnerët e ekipit u shprehën mjaft të kënaqur dhe përgëzuan garuesit për rezultatet e mira.