Kjo është dalja e votuesve deri në ora nëntë

Prej tvteuta09:26, 23 Tetor 2022

Deri në orën 9 të mëngjesit në kryeqytet kanë votuar 6,8 për qind e votuesve ose rreth 9800 qytetarë, tha Goran Delliq nga KKZ. Në Podgoricë në vitin 2018, rreth 7 për qind e votuesve votuan deri në orën nëntë.

Sipas të dhënave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, deri në orën nëntë pjesëmarrja në Plavë është pesë për qind.

Në Bijello Pole deri në orën 9 të mëngjesit kanë votuar 2.46% e votuesve ose rreth 2370 qytetarë, njofton KKZ. Deri më tani në atë qytet nuk janë shënuar parregullsi.

  • 1

    Radio