Kitesurf i i prezantuar nga Fisnik Dobreci

Prej tvteuta18:34, 6 Qershor 2020

Plazhi i Madh i Ulqinit me 14km gjatësi të plazhës ranore, është kthyer në nji nga destanacionet me të perferuar për familjarët që vendosin ti kalojnë pushimet në Ulqin. Rëra e saj e krijuar nga grimcat vullkanike, sipas disa studimeve ka edhe veti kuruese.

Por ne do ju percjellim dicka më inovative në këtë material, behet fjale per kitesurfin,  nje sport i ri i cili është kombinim i windsurf-it, snowboard-it dhe paragliding-ut. Ky sport po tërheq vit mbas viti shumë e më shumë mysafirë në vendin tonë, apasionant të sporteve ekstreme sic është kitesurfi.

Plazhi i Madh i Ulqinit është një nder 10 destinacionet më tërheqëse në Evropë për praktikimin e këtij sporti e cila i plotëson kushtet ideale për zbavitje. Era, plazhi i gjate me rërë dhe numri i madh i ditëve me diell janë kombinimi ideal për kitesurfing. Kjo është arsyeja se pse Plazhi i Madh i Ulqinit është në krye të destinacioneve për adhuruesit e këtij sporti.

Gjatë sezonit, nga maji deri në tetor, Plazhi i Madh vizitohet nga kitesurferë të shumtë nga e gjithë bota. Edhe pse i përket grupit të sporteve ekstreme, kitesurfi mund te praktikohet nga popullata e përgjithshme.

 

  • 1

    Radio