Sociale Më shumë

Kisha ortodokse serbe vazhdon përdhosjen e trashigimisë kulturore të Krajës

Prej tvteuta10:29, 13 Nëntor 2015

foto: Ilustrim

Kisha ortodokse serbe po vazhdon që në mënyrën më flagrante të përdhosë trashigiminë kulturoro-historike të zonës së Krajës, duke vazhduar ndërtimin pa leje të kishave.

Pas asaj tëRumisë, e cila jo vetëm nuk po hiqet nga organet kompetente por po shfrytëzohet edhe si vend pelegrinazhi, krypeshkopi i kishës serbe Amfillohije Radoviq po vazhdon ndërtimin e kishave në ujdhesat e Liqenit të Shkodrës, mu pranë brigjeve të Krajës.

Nëse kishte dyshim se ajo e Rumisë, e vendosur në vitin 2005, mund të mos ishte përkrahur nga pushteti i Malit t ëZi, tashmë cdo gjë është e qartë. Kisha ortodokse serbe duket se e ka përkrahjen e plotë të pushtetit aktual malazez në veprimtaritë e veta kundër shqiptarëve.

  • 1

    Radio