Sociale Më shumë

Kisha Ortodokse në Ulqin: Së shpejti ndërtimi i sallës festive

Prej tvteuta15:51, 3 Nëntor 2017

Gjatë pjesmarrjes  në programin e mëngjesit të televizionit Teuta, peshkopi i Ulqinit Sinisha Smiljiq, tha se së shpejti do të fillojë ndërtimi i një salle festive  në kishën e Ulqinit, pranë kishës së Shën Nikollës në Meteriz.

“Kemi marrë lejen e ndërtimit në komunë dhe me gëzim të madh mund të informojmë të gjithë qytetarët e besimit ortodoks se së shpejti do të fillojë ndërtimi i një salla festive, kapacitetit prej rreth dyqind njerëz, ku do të mbahen festime ceremoniale dhe fjalime për bashkëqytetarët tanë. Kjo sallë do të jetë shumëfunksionale dhe do t’u shërbejë qytetarëve tanë për ceremoni të ndryshme “, tha Smiljiq.

  • 1

    Radio