Rajoni/Bota Më shumë

Kinë: Dita e parë pa asnjë të vdekur nga COVID-19

Prej tvteuta10:43, 7 Prill 2020

Kina sot nuk raportoi asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi, që është hera e parë nga publikimi i të dhënave ditore për virusin. Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se të infektuar janë shënuar 32 raste, nga 39 sa ishin të hënën. Qeveria kineze është nën vështrim nga komuniteti ndërkombëtarë nëse ajo po raporton shifrat e sakta. Qeveria thotë, se që nga shpërthimi i epidemisë, më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur dhe 81.00 janë konfirmuar si të infektuar. Të gjitha rastet që u konfirmuan sot kishin mbërritur në vend nga jashtë. Por, zyrtarët e Vuhanit, vendi ku u paraqit për herë të parë virusi në dhjetor të vitit të kaluar, revokuan statusin “pa epidemi” në 45 vendbanime për shkak të shfaqjes së rasteve pa simptoma dhe për arsye të tjera të paspecifikuara.

  • 1

    Radio