Aktuale Më shumë

Kharkiv: Numri i viktimave arrinë në 17

Prej tvteuta09:14, 19 Gusht 2022

Numri i të vdekurve në Kharkiv të Ukranës është rritur në 17 pasi raketat ruse kanë goditur një numër të konsiderueshëm ndërtesash banimi, ka njoftuar të enjten guvernatori lokal, Oleh Synehubov, shkroi BBC-ja.

Përmes një mesazhi në Telegram, Synehubov njoftoi se përveç 10 personave që ishin shpallur të vdekur më herët, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe shtatë trupa tjerë nga rrënojat “Mes të vdekurve ishte edhe një djalë i lindur në vitin 2009”, ka thënë ai. Si pasojë e sulmeve me raketa edhe 42 persona mbetën të plagosur.

  • 1

    Radio