Aktuale Më shumë

KF Otrant Olimpik merr pjesë në turneun “Kupa e Pavarësisë”

Prej tvteuta09:04, 28 Nëntor 2015

28 nëntori, përvjetori i pavarësisë së Shqipërisë,  nuk do të kalojë as sivjet pa aktivitete sportive.

Kështu, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të mbahet turneu i shtati me radhë i “Kupës së Pavarësisë”, ku kësaj radhe vend takimi do jetë qyteti i Durrësit. Në këtë turne marrin pjesë ekipet e ligës së parë të trojeve shqip folëse, ku mes tyre është edhe ekipi i futbollit Otrant Olimpik i cili konkuron në ligën e tretë malazeze. Turneu do të jetë një ditor dhe ndeshjet do të zhvillohen nga 45 minuta, kështu deklaron trajneri i klubit ulqinak, Xhemal Kapllanbegu.

Me rastin e pavarësisë edhe në Tetovë të Maqedonisë mbahet turne në futboll, ku marrin pjesë pionerët e Otrant Olimpik.

KF Otrant Olimpik edhe pas përfundimit të sezonit të parë të Kampionatit vazhdon me aktivitete sportive, ku dëshmon për përkushtimin e vet për rezultatet e arritura.

  • 1

    Radio