Këto janë skuadrat që e kanë siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve
Prej tvteuta27 October 2022

Tashmë është kompletuar edhe rrethi i pestë i ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Edhe pse ka mbetur edhe një rreth i ndeshjeve për t’u kompletuar mbyllja e fazës së grupeve, tashmë një numër i konsiderueshëm i skuadrave e kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimi direkt të Ligës së Kampionëve. Atje, nuk do t’i shohim disa skuadra të mëdha si Barcelona, Juventusi apo edhe Atletico Madridi që tashmë janë eliminuar. Këto janë skuadrat që e kanë siguruar vazhdimin për në fazën tjetër të këtij kompeticioni të rëndësishëm evropiane: Napoli, Liverpooli, Club Brugge, Porto, Bayern Munih, Inter, Chelsea, Real Madrid, Manchester City dhe Borussia Dortmundi.