Këtë javë pritet mbledhja e parlamentit
Prej tvteuta26 May 2016

Gjatë kësaj jave duhet të mbahet mbledhja e kolegjiumit të kryetarit të parlamentit të cilën do ta udhëheq ushtruesi i detyrës të kryetarit të parlamentit Millutin Simoviq. Në mbledhje do të duhej të bisedohet për vazhdimin e punës së parlamentit dhe për prioritetet e punës. Shumica e klubeve të deputetëve konsideron se gjatë 6 muajve të fundit puna e parlamentit ka qenë e bllokuar dhe se kjo nuk mund të tolerohet më gjatë. Në procedurën kuvendore gjenden disa qindra ligje , vendime dhe raporte të cilat presin miratimin. Disa ligje janë në stend baj tash tri ose 4 vjet, kurse gjatë 6 muajve të kaluar nuk është miratuar asnjë ligj, gjë që për një parlament paraqet bllokim total të pushtetit ligjvënës.