Këshilli Qendror miraton kandidaturën e Markoviq
Prej tvteuta26 October 2016
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Qendror të Partisë Demokratike të Socialistëve , u miratua propozimi që nënkryetari i qeverisë aktuale Dushko Markoviq, të jetë kandidati i kësaj partie për formimin e qeverisë së re. Përveç caktimit të kandidaturës për kryeministrin e ardhshëm, Këshilli Qendror emëroi edhe antarët e grupit negociues për bisedime me partitë tjera, por informata më të sakta priten të mësohen nga kumtesa zyrtare e partisë, pasi pas mbledhjes nuk pati deklarata për media.