Këshilli miraton propozimin për tërheqjen e fjalorit

Prej tvteuta10:05, 26 Korrik 2016

Propozim-rezoluta e dorëzuar nga deputetët Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj pranë Kuvendit të Malit të Zi nëpërmes të cilës kërkohet tërheqja e Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze si dhe kërkim falje nga CANU, është përkrahur dje edhe nga komisioni për Arsim dhe Shkencë.

Për këtë votuan tre deputetët e PDS dhe deputeti i Partisë Liberale, kundër ishte Branka Boshnjak nga Fronti Demokratik ndërsa i përmbajtur ishte Vuk Roqen nga PDS për shkak të pikës së gjashtë të rezolutës. Duke arsytuar rezolutën Nik Gjeloshaj tha se për këtë hap ishin të detyruar pasi Akademia nuk u distancua nga fjalori.

Andrija Popoviq nga Partia Liberale shprehu besimin  se udhëheqja e re e Akademisë (CANU) do ta tërheqi Fjalorin për shkak se ai është një goditje e rëndë për Malin e Zi multietnik.

  • 1

    Radio