Këshilli Administrativ sot do të diskutojë për emërimin e KKZ-së për Zetën

Prej tvteuta08:09, 7 Shtator 2022

Mbledhja e Këshillit Administrativ të Kuvendit, në rendin e ditës së të cilit është përcaktimi i Propozimit për Vendim për emërimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) për Zetën, është caktuar për sot. Presidenti Millo Gjukanoviq ka shpallur zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Zetës për më 23 tetor, pasi parlamenti miratoi ndryshimet në ligjin për organizimin territorial të Malit të Zi dhe Kryeqytetin, me të cilat Zetës i jepet statusi i komunës së pavarur.

Zëvendësdrejtoresha ekzekutive e Qendrës për tranzicionin demokratik (QTD), Bilana Papoviq, tha se, pas shtyrjes antikushtetuese të zgjedhjeve, shkëputjes së paligjshëm të njësisë zgjedhore të Podgoricës gjatë procesit zgjedhor, Mali i Zi fitoi edhe një fenomen tjetër që, siç tha ajo, do ta pozicionojë atë edhe më mirë në hartën e zgjedhjeve jodemokratike.

Papoviq tha se, sipas Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, dorëzimi i listave zgjedhore duhet të fillojë më 13 shtator dhe se parashtruesit e listave të konfirmuara zgjedhore kanë të drejtë të emërojnë përfaqësues të autorizuar në KKZ dhe të drejta të tjera që dalin nga kjo.

  • 1

    Radio