Aktuale Më shumë

Kërkohen informata për statusin e Galebit

Prej tvteuta10:06, 23 Korrik 2016

Kabineti i nënkryetarit të qeverisë së Malit të Zi Millorad Vujoviq do ti drejtohet Këshillit të privatizimit në lidhje me çëshjten e ish hotelit Galeb në Ulqin.

Privatizimi i i këtij hoteli u bë në vitin 2006 dhe u ble nga kompania Rokshped për 5,75 milionë euro, me detyrimin që në hotel të investojë edhe 15 milion të tjera dhe ta ngrisë në rangun e hoteleve me 5 yje. Pas rrëzimit të hotelit nuk filloi rindërtimi i tij, edhe pse punimet duhej të ishin përfunduar në vitin 2009.

Pas 10 viteteve , vendi i ish hotelit Galeb akoma është i zbrazët , kurse qeveria e Malit të Zi nuk ka marrë asnjë hap në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi.

  • 1

    Radio