Sociale Më shumë

Kërkesa për punësime sezonale

Prej tvteuta12:32, 4 Qershor 2015

Punësimi sezonal është një prej masave të politikës aktive të punësimit të cilën e realizon Enti për punësim i Malit të ZI ,e që për çdo vit merret me punësimin dhe angazhimin e një numri më të madh të punëtorëve sezonal. Kjo masë realizohet në lami të ndryshme të punësimit veçanërisht në turizëm, tregti, ndërtimtari dhe bujqësi,shprehet Hasan Gjoni udhëheqësi i   Entit për punësim.

Ai shprehet se : “Në Entin për punësim janë në pritje për punësim 1096 persona,prej të cilave 459 femra. Në bazë të një parashikimi në nivelin Republikan është parapa që në komunën e Ulqinit gjatë sezonit veror të angazhohen rreth 500 punëtorë, por sipas udhëheqësit Gjoni ky numër do të tejkalohet”. Prej fillimit të vitit e deri në ditën e sotme në Entin për punësim kanë arritur 793 kërkesa për punësim sezonal sidomos në turizëm, ndërsa deri tani janë angazhuar 269 punëtorë, prej të cilëve 204 punëtor sezonal.

Të gjithë subjektet juridike që punësojnë kategori të posaçme të punëtorëve që janë në evidencën e Byrosë ,gjegjësisht në Entin për punësim të Malit të Zi, kanë të drejtë në subvencione,gjegjësisht në lehtësime-shprehet Gjoni

Firmat që kanë më shumë kërkesa për punëtor është firma “Agros”(Otrant) ,Riviera e Ulqinit, Kulla e Ballshajve, Albatrosi etj.

  • 1

    Radio