Këndi i Amerikës: Prezantimi i Seanema film festival
Prej tvteuta16:06, 7 Shtator 2016
Ambasada e Amerikës në Podgoricë, ashtu si edhe vitin e kaluar do të përkrahë organizimin e festivalit të filmit Seanema, i cili mbahet në Ulqin prej 15 deri me 18 shtator në hotelin Otrant.
Me këtë rast , të enjten me 8 shtator në Këndin e Amerikës në Podgoricë, do të organizohet edhe prezantimi i këtij festivale. Në prezantim do të flasin zv. Ambasadori i Amerikës në Podgoricë, Biks Aliu, drejtoresha ekzekutive e shoqatës iACT Drita Llolla, si dhe këshilltari i kryetarit të komunës së Ulqinit, Arsllan Hajdinaga.