Kavariq: Përfitimiet nga nafta mund të jenë të konsiderueshme
Prej tvteuta13 July 2016

Mali i Zi në rast të gjetjes së naftës në zonën bregdetare, mund të ketë përfitimi të rëndësishme, çka garantohet me ligj, kurse nxjerrja e saj do të jetë në përputhje me standardet më të larta mjedisore, tha ministri i Ekonomisë, Vladimir Kavariq. Ai shtoi se hapi i fundit në lidhje me këtë projekt ishte miratimi i bërë nga Kuvendi për kontratat e eksplorimit të cilat i janë dhënë konsorciumit Eni të Italisë dhe Novatek të Rusisë. Kjo ka dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e kontratave me këto dy komapni dhe fillimin e kërkimeve në katër blloqe të caktuara “, tha Kavarić në një intervistë për revistën ” Diplomaci dhe Tregti “.