Aktuale Më shumë

Kavariq: Ardhja e lisë në Mal të Zi është mjaft e sigurt

Prej tvteuta09:28, 14 Janar 2023

Pediatri Nebojsha Kavariq thotë se të gjithë prindërit e fëmijëve të pavaksinuar duhet të kontaktojnë menjëherë mjekun dhe se ardhja e lisë është tashmë e sigurt.

Mbulimi i fëmijëve të vaksinuar me vaksinën MMR është më i ulëti që nga viti 1994, kur u prezantua imunizimi kundër fruthit, shytave dhe rubeolës në Mal të Zi.

Kështu ka thënë për “Vijesti” pediatri Nebojsha Kavariq, kryetar i Shoqatës për Pediatri Parandaluese. Ai tha se ky fakt i bën jashtëzakonisht të cenueshëm fëmijët të moshës 13 muaj deri në tre vjeç.

Ai tha se dëshiron të besojë se lija nuk do të importohet nga vendet e rajonit, ndërsa profesionalisht është i vetëdijshëm se sa reale është shfaqja e kësaj sëmundjeje të rrezikshme infektive për fëmijët e moshës më të hershme në Mal të Zi.

  • 1

    Radio