KARAVANI TATIMORË VIZITOI ULQININ
Prej tvteuta20:20, 27 Prill 2016
Fushatën të cilën e ka inicuar Drejtoria tatimore nga 14 prilli në teritorin e Malit të Zi, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe të obliguesve tatimor, mbi mënyrën e re të pagesave të tatimeve, sot u prezantua edhe në Ulqin, në sallën e madhe të kuvendit komunal. Karavani me në krye drejtorin e drejtorisë tatimore Miomir Mugosha me bashkëpunëtorë, kanë vizituar qytetet me qëllim të informimit te tatimpaguesve para fillimit të sezonit turistik. Fushata do të zgjasë deri me një qershorë, dhe deri atëherë inspektorët tatimorë do të kontrollojnë objektet në bregdet,kurse pas këtij afati do të kenë të drejtë të dënojnë edhe pronarët edhe obliguesit.