Sporti Më shumë

Karatistët Ulqinak kurorzohen me medale

Prej tvteuta14:51, 8 Dhjetor 2014

Djellëza Rama nga Klubi i karatesë “Ulqini”  në turneun e karatesë në Podgoricë ka fituar dy medalje të arta, ndersa më 6 dhjetorë 2014 në Gjilan u mbajt Turneu Ndërkombëtar i Karatesë  ku Klubi i karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 6 medalje, prej tyre 2 të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronzët. Kampione e dyfisht u shpallë Antigona Rama ne kata dhe luftëra, Seida Suma u shpall nënkampione në Kata dhe vendin e tretë në luftëra dhe Edin Kraja u shpall nënkampion në kata dhe luftëra.

Ndërkaq Nikolla Prodanoviq nga Ulqini përfaqesues i kombëtares së Malit të Zi në Xhiu Xhicu  ka zënë vendin e 5 në kampionatin botëror në Paris që është mbajtur nga data 27 deri me 30 nëntor 2014.

  • 1

    Radio