Sporti Më shumë

Kapllanbegu: Akoma muk kemi marrë njoftim zyrtar, presim vendimin e Federatës

Prej tvteuta15:21, 23 Nëntor 2016

Trajneri i skuadrës Otrant-Olimpik Xhemal Kapllanbegu, tha për televizionin Teuta se deri tani nuk kanë marrë njoftim zyrtar në lidhje me rastin e lojtarit Jabuçanin i cili sipas ankesës së klubit Ibar nuk kishte të drejtë të luante me skuadrën e Otrant në ndeshjen e fundit.

Sipas portalit të Ligës së Dytë malazeze të futbollit, Jabuçanin i cili  ka regjistrim të dyfishte me klubin Llovqen dhe Otrant-Olimpik, nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen në Rozhajë , pasi veç kishte lajtur 15 ndeshje me Llovqen, çka sipas rregullores i heq mundësinë që të luajë edhe me Otrant. Kapllanbegu tha se pritet që këto ditë të marrin edhe njoftimin zyrtar nga Federata , pas të cilit do të ketë edhe një qëndrim të caktuar nga ana e klubit. Lojtari në fjalë, në ndeshjen të cilën Otrant e fitoi 1-0, hyri në mnutën e 74-të.

  • 1

    Radio