Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Kapet i kërkuari i fundit i masakrës së Parisit

Prej tvteuta9 April 2016

Televizioni publik belg, VRT, ka raportuar se është arrestuar në Belgjikë, i shumëkërkuari për masakrën e Parisit, Mohamed Abrini. Abrini ishte në listën e personave më të kërkuar në Europë që kur ishte identifikuar në një video si personi që ndodhej në makinë me Salah Abdeslam 11 nëntorin e kaluar, dy ditë para atentateve terroriste në kryeqytetin francez. Abrini, 31 vjeç, me kombësi marokene dhe shtetësi franceze, ishte i kërkuari i fundit i masakrës, që arriti t’i shpëtonte policisë. Ai u kthye gjithashtu në njeriun misterioz që shfaqej kudo, nga Siria në Paris, Bruksel e më pas zhdukej sërish.